Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po planifikon të ndërpresë angazhimin e SHBA me Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe të zgjasë ndalimin e financimit të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.
Mediat amerikane raportuan se Trump pritej të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për tërheqjen nga dy organet e OKB-së, në të njëjtën ditë që Shtëpia e Bardhë pritet të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Që nga marrja e detyrës më 20 janar, Trump ka tërhequr SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe marrëveshja e Parisit për klimën, nga e cila ai u tërhoq gjithashtu gjatë mandatit të tij të parë një lëvizje që më vonë u anulua nga administrata Biden.
Kombet e Bashkuara dhe UNRWA nuk kanë komentuar për këtë çështje.
Administrata e parë e Trump gjithashtu u largua nga Këshilli 47-anëtarësh për të Drejtat e Njeriut në gjysmë të mandatit tre-vjeçar, për atë që e quajti paragjykim kronik kundër Izraelit dhe mungesë reformash. Shtetet e Bashkuara nuk janë aktualisht anëtare të organizatës me bazë në Gjenevë.
(BalkanWeb)