Analisti Fatos Lubonja, duke folur për zgjedhjet amerikane në “News 24”, deklaroi se Donald Trump tronditi disa themele të demokracisë amerikane, pasi ai vuri në diskutim procesin zgjedhor në SHBA.

Lubonja u shpreh se Trump së fundmi ka thënë se disa shtete, ku rezultati është i ngushtë mund t’i dërgojë në gjykatë, ndërsa vlerësoi se rezultati përfundimtar mbetet i hapur.

“Në elektoratin e Biden, votuesit vinin në pah dallimet raciale dhe fakti sesi u menaxhua pandemia. Votuesit e Trump nuk i vinin re rëndësi pandemisë. Kjo flet për një Amerikë shumë të ndarë, një lloj konfliktualiteti që dihet se ka krijuar Trump mes pjesës së bardhë e pjesës tjetër. Donald Trump ka bërë të fortin, ne do të shënojmë rritje në ekonomi, do të mundim virusin, kurse Biden ka më shumë kujdes në atë që thotë. Rezultati është ende i hapur.

Sondazhet janë vënë në diskutim. Trump aludoi se kemi vjedhje votash, tha se Viskonsin do e çoj në rinumërim. Donald Trump ka hedhur në dyshim sistemin elektoral amerikan, që është një gjë që dukej e shenjtë. Donald Trump ka tronditur disa themele që dukeshin të sigurta në demokracinë amerikane”, tha Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb