Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar përmes një postimi në X presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Begaj e përgëzoi për postin e ri që mori Trump.

Begaj thekson se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.

“Urime të ngrohta për @DonaldTrump duke u betuar si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë.

Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shkruan Begaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb