India po mbron ndihmën për zhvillim që i jep Afganistanit, pas komenteve të Presidentit amerikan Donald Trump, ku ai vuri në lojë kryeministrin Narendra Modi, për financimim e një biblioteke në vendin e rrënuar nga lufta, duke lënë të kuptohet se është e padobishme.

Zyrtarët indianë thanë se Nju Delhi ka zbatuar një gamë projektesh infrastrukture që do të shërbenin për stabilizimin e vendit dhe ka besim në rolin kritik që mund të luajë kjo ndihmë në transformimin e jetës së njerëzve, shkruan voa. Komentet e Indisë iu atribuuan burimeve zyrtare dhe qarkulluan gjerësisht në median vendase.

Ato erdhën një ditë pasi Presidenti Trump tha gjatë një takimi të kabinetit të tij, kur tha se ishte marrë vesh mirë me zotin Modi, por se ai i kishte thënë disa herë “se kishte ndërtuar një bibliotekë në Afganistan.”

“E dini çfarë shume është? Është sa shpenzojmë ne për pesë orë (në Afganistan). Dhe ne duhet të themi ‘faleminderit për bibliotekën’? Unë nuk e di se kush po e përdor atë në Afganistan”, tha zoti Trump.

Zyrtarët indianë thanë se megjithëse biblioteka të vogla mund të jenë ndërtuar si pjese e projekteve për zhvillimin e komuniteteve të ndërmarra në fusha si arsimi dhe shëndetësia, pjesa më e madhe e investimeve të vendi të tyre në Afganistan, ishin bërë në infrastrukturë si një rrugë 200 kilometra, një digë për kullim dhe programe trainimi për qindra afganë në Indi.

India i ka dhënë 3 miliardë dollarë ndihma Afganistanit, dhe është vendi që ka dhuruar më shumë nga rajoni për vendin e rrënuar nga lufta.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: