Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump zbuloi një premtim të ri të fushatës të martën në mëngjes, duke thënë se do t’i jepte fund menjëherë të drejtës për të marrë nënshtetësinë amerikane emigrantëve të paligjshëm që lindin fëmijët brenda territorit amerikan nëse vjen në presidencë pas zgjedhjeve të 2024-ës.

“Si pjesë e planit tim për të siguruar kufirin, në ditën e parë të mandatit tim të ri në detyrë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv duke i bërë të qartë agjencive federale se sipas interpretimit të saktë të ligjit në vazhdim, fëmijët e ardhshëm të të huajve të paligjshëm nuk do të marrin nënshtetësinë amerikane”, tha ai në videon e tij të fundit të politikës.

Megjithatë ekspertët ligjorë thanë se ka të ngjarë që ky premtim të binte në kundërshtim me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane, që thotë se shtetësia u jepet “të gjithë personave të lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb