BJELLORUSI

NATO ka hedhur poshtë akuzat e Presidentit të Bjellorusisë, Lukashenko se ka vendosur trupa ushtarake afër kufirit për të ndërhyrë në çdo rast të mundshëm.
Sipas NATO, këto akuza janë të pabaza dhe konfirmon se nuk ka trupa ushtarake afër kufirit bjellorus në Ukrainë, Poloni, Letoni apo Lituani.

Lukashenko nga ana tjetër pretendon se NATO ka vendosur trupa ushtarake në kufi për të ndërhyrë brenda vendit në çdo rast të mundshëm tensioni. Sipas tij Perëndimi po e bën diçka të tillë për të vendosur një tjetër President në Bjellorusi.

Ai nuk ka mbetur duarkryeq, por ka shpallur gjendjen e alarmit në kufi duke vendosur ‘blinduar’ kufijtë e Bjellorusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb