Në Zaporizhzhia, trupi i viktimës së 19-të u gjet nën rrënojat e ndërtesave të goditura nga raketat ruse.

Punimet për eliminimin e pasojave të sulmit me raketa janë ende në vazhdim. Ekipet e shpëtimit, punonjësit e shërbimeve komunale dhe rreth 100 banorë të qytetit po heqin rrënojat nga ndërtesat e goditura nga raketat ruse më 6 tetor.

Më herët u raportua se trupat e 14 personave të vdekur u nxorën nga rrënojat e një ndërtese banimi 5-katëshe, përfshirë një fëmijë. Katër trupa të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati 4-katësh. Katërmbëdhjetë persona kanë aplikuar për ndihmë mjekësore.

Në mëngjesin e 6 tetorit, forcat ruse granatuan qendrën e Zaporizhzhia, duke shkatërruar më shumë se 50 ndërtesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb