Ukraina dhe Rusia kryen një tjetër shkëmbim të trupave të ushtarakëve të vdekur. Trupat e 79 ushtarëve u kthyen në Kiev, tha Ministria e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara përkohësisht të Ukrainës, njofton Raporti përmes RBC-Ukraine.

“Sot arritëm të kthejmë trupat e 79 mbrojtësve të vdekur ukrainas”, tha ministria.

Ministria vuri në dukje se trupat e ushtarëve të rënë u transferuan nga territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

Në fund të marsit, 83 trupa ushtarësh u kthyen në Ukrainë. Përveç kësaj, më 25 maj, 106 ushtarakë u kthyen në Ukrainë si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb