ITALI

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho ka folur për herë të parë për mediat italiane pasi dyshohet se trupat e tyre janë gjetur të gjymtuar në tre valixhe në Itali.

Vajza e cila jeton në Castelfiorentino shpreson që trupat mos jenë të prindërve të saj. Gjithsesi ajo thekson se ende nuk dihet nëse janë trupat e prindërve të saj në ato valixhe dhe po pret testet e ADN-së për secilin trup.

Çifti Pasho ka humbur që në vitin 2015, dhe tashmë pas 5 vitesh dyshohet se jo vetëm janë vrarë, por edhe janë gjymtuar në makabritet duke u futur brenda 3 valixhesh dhe hedhur pranë burgut të Solliçianos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb