Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku jepet situata aktuale në Nju Jork, për shkak të koronavirusit. Rama thotë se të tilla pamje “nuk duan koment”.

Në kronikën e përgatitur nga gazetarët amerikanë, thuhet se spitalet në Nju Jork kanë marrë masa ekstreme, duke transportuar madje viktimat me kamionë me frigoriferë.

“Ndërsa numri i viktimave rritet në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të shpërthimit të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara, për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer, duke përdorur një vinc, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë, ndërsa numri i të vdekurve të qytetit tashmë ka kaluar 1000 vetë.

Agjencia e lajmeve britanike the Independent raportoi se arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave, në morgun e tyre. Deri të hënën, më shumë se 66 mijë njerëz, kanë rezultuar pozitivë në Nju Jork, dhe 1218 prej tyre vdiqën, për shkak të virusit”, thuhet në kronikën e shpërndarë nga kreu i qeverisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb