Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë të premten se forcat e saj kishin ndaluar një sërë tentativash për sulme ukrainase kundër pozicioneve të saj, të cilat janë sulmuar me rreth një mijë trupa dhe 40 tanke.

Sipas deklaratës së ministrisë përgajtë vijës së frontit që është e gjatë rreth 100 kilometra janë tentuar 26 sulme.

“Të gjitha sulmet nga njësitë e ushtrisë ukrainase u zmbrapsën,” tha ministria ndërsa shtoi se asnjë përparim nuk u bë nga forcat ukrainase.

Megjithatë, e njëjta deklaratë tregoi se forcat ruse ishin tërhequr në një zonë të frontit, duke marrë ato që përshkroi si “pozicione më të favorshme” pranë rezervuarit Berkhivka në veriperëndim të Bakhmut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb