Trupat ruse kanë pushtuar ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Kherson.

Kështu ka raportuar në Facebook kreu i administratës, Hennadiy Lahuta.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona. Stafi operativ rajonal, të cilin unë drejtoj, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit. Ne jemi në pritje të ndihmës humanitare. Ju lutemi mos besoni te të pavërtetat dhe mos u frikësoni”, tha zyrtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb