Trupat e Vladimir Putin kanë kapur një spital në Mariupol dhe po mbajnë peng 500 ukrainas, duke i përdorur ata si mburoja njerëzore ndërsa sulmet në qytetin jugor vazhdojnë.

Forcat ruse mblodhën 400 njerëz nga zona përreth spitalit numër dy të qytetit port, së bashku me 100 mjekë dhe pacientë që ishin tashmë brenda dhe po refuzojnë t’i lënë ata të largohen, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.

Terrori ndaj popullsisë civile në këtë qytet vjen teksa janë larguar 20 mijë persona përmes një korridori humanitar.

Mes ditëve të bombardimeve të pamëshirshme, një eksod masiv i civilëve me të paktën 4,000 makina u largua nga qyteti port nëpërmjet rrugës së caktuar, e cila shkon në perëndim për më shumë se 160 milje deri në qytetin Zaporizhzhia.

Megjithatë, shumë të tjerë përfunduan në mënyrë të çuditshme në Rusi – pasi udhëtuan drejt lindjes përmes korridorit humanitar të Kremlinit, në rajonin e Rostovit. Nuk dihet se sa ukrainas morën këtë rrugë të veçantë.

Por ndërsa familjet nxituan të arratiseshin, pati skena dëshpëruese në spitalet e Mariupolit, të cilat vazhdojnë të jenë nën sulmin e forcave të Putinit.

Në spitalin numër tre të qytetit, një foto mallëngjyese tregonte fëmijë të vegjël të lindur para kohe që kishin mbetur pa prindër.

Maripul 2
Maripul 2

Dhe në spitalin numër dy, i njohur gjithashtu si spitali i kujdesit intensiv, trupat ruse po përdorin ato si mburoja njerëzore, tha Kyryklenko, duke shtuar: “Është e pamundur të largohesh nga spitali, ata po qëllojnë fort”.

Kyrylenko tha se ndërtesa kryesore e spitalit është dëmtuar rëndë nga bombardimet, por stafi mjekësor po vazhdon të trajtojë pacientët në repartet e improvizuara të vendosura në bodrum.

Ai i bëri thirrje botës që t’i përgjigjet këtyre ‘shkeljeve të rënda të normave dhe zakoneve të luftës, këtyre krimeve skandaloze kundër njerëzimit’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: