Pas lajmit që trupat ruse u tërhoqën nga centrali bërthamor i Çernobilit, thuhet se 200 anëtarë të gardës kombëtare ukrainase mund të jenë marrë peng nga Rusia. Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Slavutych, qyteti ku jetojnë shumica e punëtorëve të Çernobilit. Ai tha për BBC-së se ka të ngjarë që këta persona mund të jenë kapur robër.

“Ne i konsiderojmë ata robër lufte,” tha Yuri Fomichev, duke shtuar se ata kanë humbur kontaktet që prej së enjtes. “Ne jemi duke punuar për një shkëmbim të të burgosurve. E gjithë zona e Çernobilit është shumë e madhe. Ne nuk mund t’i monitorojmë të gjitha”, tha ai. Sipas kryebashkiakut, situata rreth termocentralit është shumë e pasigurt. Çernobili ishte vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë që ndodhi në vitin 1986, kur një nga reaktorët shpërtheu.

Një zonë e pabanuar prej 4,000 km katrore (2,485 milje katrore) u krijua rreth uzinës për të mbrojtur popullsinë nga rrezatimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: