Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë se kujt i përket trupi i pajetë që u gjet në një pallat në ndërtim e sipër. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për 50-vjeçarin me inicialet G. R.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të informacionit paraprak për një shtetas që u gjet pa shenja jete, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ju bëjmë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit G. R., 50 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, më datë 07.07.2022.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: