Sot në Tiranë pritet që të vijë trupi i pajetë i kryepeshkopit të ndjerë të Shqipërisë, Anastas. Gazetari Renaldo Salianji, në një lidhje live me News 24 nga Katedralja Ngjallja e Krishtit në kryeqytet tha se pikërisht në këtë kishë pritet që të vijë trupi i pajetë i kryepeshkopit.

Në homazhet, që pritet të zgjasin 2 ditë, do të marrin pjesë patriarkë e kryepeshkopë të vendeve të ndryshme europiane. Po ashtu, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri grek Mitsotakis dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Gazetari Renaldo Salianji: Në Katedralen Ngjallja e Krishtit pritet të vijë trupi i pajetë i kryepeshkopit Anastas. Pasi të mbërrijë trupi i pajetë i kryepeshkopit, do të mbahet një meshë nga peshkopi Joani. Më pas, për dy ditë do të ketë homazhe. Do marrin pjesë në homazhe disa patriarkë e kryepeshkopë nga vende të ndryshme të Europës. Një delegacion nga Vatikani do të marrë pjesë në homazhe. Edhe një delegacion nga qeveria greke do të marrë pjesë në homazhe.

Më 30 janar do të bëhet edhe ceremonia e varrimit. Trupi i pajetë i kryepeshkopit do të prehet në ambientet e Katedrales. Mitsotakis do të jetë në Tiranë dhe mbetet të shihet nëse do të takojë politikanë shqiptarë. Kryepeshkopi i ri do të zgjidhet me votë të anëtarëve të sinodit. Kryepeshkopi i ri do jetë shqiptar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb