Familjarët e Saimir Sulës, 30-vjeçarit i cili ndërroi jetë në një spital në Barcelonë dhe u soll pa zemër në Shqipëri protestojnë përpara Parlamentit Europian, duke kërkuar hetimin e çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës.
Familjarët thonë se përgjatë 3 viteve nuk është kryer asnjë investigim për çështjen, ndaj gjatë protestës ata iu bënë thirrje liderëve europianë të reagojnë.

Nga Brukseli, Majlinda Sula, motra e të ndjerit, akuzoi kryeministrin e vendit Edi Rama se ka heshtur për rastin.

“Z.Edi Rama prej 3 vitesh në presim që të ulemi dhe të flasim. Heshtja juaj për këtë çështje flet shumë.”, tha e motra, Majlinda Sula.

Saimir Sula u dërgua në një spital në Barcelonë, për shkak të simptomave post covid. Ai ndërroi jetë atje dhe motra e tij ngre dyshime se të vëllanë e kanë vrarë. Mjekësia Ligjore në Shqipëri konstatoi se viktimës i ishte hequr organi i zemrës dhe mbi bazën e kallëzimit të familjarëve prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime për trafik organesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb