Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ambasadës spanjolle në që të ndërhyjë tek autoritetet për të marrë përgjigjen e letërporosisë në të cilën kërkohet zemra e të riut Saimir Sula, i cili ndërroi jetë në një spital në Madrid. Motra e të ndjerit, Majlida Sula ka kërkuar drejtësi për vëllain e saj, i cili ndërroi jetë në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur, ndërkohë që mbërriti në Shqipëri pa zemër.

Në shkresën e Prokurorisë së Tiranës drejtuar Ambasadës, në të cilën Europa Press ka pasur akses, theksohet se Shqipëria po heton çështjen si rast i dyshuar trafikimi organesh pas verifikimit të mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës, pas së cilës kanë dërguar katër letra dhe dy letërporosi: “Me gjithë insistimin tonë nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë Prokuroria.

Ministria e Drejtësisë shqiptare ka bërë një kërkesë që e cilëson si “thelbësore dhe legjitime” që të bëhet një test ADN në zemrën e të ndjerit, për të konfirmuar nëse është organi i shtetasit shqiptar, ose një test gjenetik. Sula shkoi në spital më 8 maj 2020 me ethe dhe dyshime se mund të kishte Covid, por rezultoi negative, ndërsa pas 18 orësh motra e tij u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb