SARANDË- Pak orë pas gjetjes së një personi të pajetë pranë kufirit grek në Konispol, policia e Sarandës ka arritur të identifikojë viktimën, ndërsa thotë se ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:14, në Konispol ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Shërbimet e Policisë pasi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se në një rrugë rurale pranë vendit të quajtur “Qesaraj” Konispol, është gjetur një person i pajetë shtetasi Sh.M., 37 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i cili dyshohet se është aksidentuar duke udhëtuar me një motor pa targa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: