Një nga policët e eskortës së ish-ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Mediet fqinje raportojnë se agjenti, i cili është përgjegjës për sigurinë e kreut të partisë Lega, nuk ka patur kontakt me Salvinin dhe madje as nuk ka hipur në një makinë me të ditët e fundit.

Mësohet se ai dhe pjesa tjetër e stafit janë izoluar në karantinë, që para daljes së rezultateve. Fill pas publikimit të lajmit, Salvini shkroi në një postim se ndihet mirë, i qetë dhe i gatshëm t’u nënshtrohet të gjitha testeve nëse është nevoja.

“Jam mirë, do të bëj atë që më kërkojnë të bëj. Nuk kam qenë në kontakt me efektivin e policisë, do të bëj gjithçka që autoritetet më kërkojnë të bëj, si çdo qytetar tjetër. Kushdo që arrin të bëjë polemikë edhe për një sëmundje, në disa raste duke arritur të më urojnë edhe vdekjen, nuk meriton përgjigje, maksimumi një buzëqeshje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb