Ai që u quajt si truri i sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris kishte fotografi të objektivave britanike në celularin e tij. Hetuesit kanë zbuluar se Abdelhamid Abaaoud kishte foto të vendeve në Birmingham të ruajtura në smartphonin e tij, vende që supozohen se do të ishin shënjestra e ardhshme e ISIS.

Sipas burimeve të mirëinformuara, hetuesit kanë ngritur hipotezën e frikshme se celula e tij ishte duke u përgatitur për të ndërmarrë akte mizore në Britani.

Një burim tha se fotot mund të jenë bërë nga vetë Abaaoud, duke ngritur dyshimin se ai ka qenë në gjendje të hyjë në Britani pavarësisht se ishte në listën e të dyshuarve për terrorizëm që përpara sulmeve të muajit të kaluar në Paris, ku vdiqën 130 persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb