A mund të ndjejnë qeniet njerëzore valët magnetike të tokës? Biologët e dinë se kafshët e tjeramunden. Ata mendojnë se kjo i ndihmon speciet, duke përfshirë bletët, breshkat dhe zogjtë tëudhëtojnë nëpër botë. Shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë, nëse edhe njerëzit i përkasin listëssë organizmave të ndjeshme magnetikisht.

Për dekada me radhë, ka pasur hapa para dhe prapa, midis raporteve pozitive dhe dështimeve përtë dëshmuar ekzistencën e këtij tipari tek njerëzit, me polemikat në dukje të pafundme. Rezultatete përziera tek njerëzit, mund të jenë për shkak të faktit se gati të gjitha studimet e kaluara,mbështeteshin në vendimet e sjelljes nga ana e pjesëmarrësve në eksperimente.

Nëse qeniet njerëzore kanë një sens magnetik, përvoja e përditshme sugjeron se ajo do të jetëshumë e dobët ose thellësisht e fshehur në nënndërgjegje. Përshtypje të tilla, mund tëkeqinterpretohen me lehtësi, ose thjesht humbasin, kur njerëzit përpiqen të marrin vendime.Prandaj, grupi ynë kërkimor – duke përfshirë një biolog gjeofizikant, një neuroshkencëtarkognitiv dhe një neuroinxhinier – mori një qasje tjetër.

Ajo që kemi zbuluar, sigurisht siguron dëshmitë e para neuro-shkencore, se njerëzit e kanë njësens gjeomagnetik. Toka është e rrethuar nga një fushë magnetike, e krijuar nga lëvizja e bërthamës së lëngshme të planetit. Kjo është arsyeja pse një busull magnetike, tregon gjithnjëveriun.

Në sipërfaqen e Tokës, kjo fushë magnetike është mjaft e dobët. Gjatë 50 viteve të fundit, shkencëtarët kanë treguar se qindra organizma, në gati të gjitha degët e komuniteteve tëbakteriale, protiste dhe të kafshëve, kanë aftësinë të ndjejnë dhe reagojnë ndaj kësaj fushegjeomagnetike.

Tek disa kafshë – si bletët – reagimet ndaj sjelljeve gjeomagnetike, janë po aq të forta sa edhepërgjigjet ndaj dritës, erës ose prekjes. Biologët kanë identifikuar përgjigje të forta tekvertebrorët, duke filluar nga peshqit, amfibët, zvarranikët, shumë lloje zogjsh, dhe njëshumëllojshmëri e ndryshme gjitarësh, duke përfshirë balenat, brejtësit, lakuriqët e natës, lopëtdhe qentë.

Në të gjitha këto raste, kafshët e përdorin fushën gjeomagnetike si përbërëse të aftësisë së tyre tëorientimit dhe udhëtimit, së bashku me elementë të tjerë si pamja, aroma dhe dëgjimi.

Skeptikët i patën hedhur poshtë raportet e hershme të këtyre përgjigjeve, kryesisht për shkak se nuk duket të ketë një mekanizëm biofizik, që mund të përkthejë fushën e dobët gjeomagnetike tëTokës, në sinjale të forta nervore.

Kjo pikëpamje ndryshoi dramatikisht, pas zbulimit se qelizat e gjalla, kanë aftësinë të ndërtojnënanokristale të magnetit mineral ferromagnetik – në thelb, magnete të vogla hekuri. Kristaletbiogjenike të magnetit, u panë për herë të parë tek dhëmbët e një grupi molusqesh, më vonë tekbakteret, dhe pastaj në një shumëllojshmëri organizmash të tjerë, duke filluar nga protistët dhekafshët siç janë insektet, peshqit dhe gjitarët, përfshirë indet e trurit të njeriut.

Sidoqoftë, shkencëtarët nuk i kishin konsideruar njerëzit si organizma të ndjeshëm ndaj fushësmagnetike të Tokës. Pjesëmarrësit në studimin tonë, u ulën në dhomën eksperimentale përballëveriut, ndërsa busulla rrotullohej në drejtim të kundërt nga veriperëndimi në verilindje.

Në studimin tonë të ri, ne u kërkuam 34 pjesëmarrësve të uleshin në dhomën tonë të testimit, ndërsa regjistruam drejtpërdrejti aktivitetin elektrik në trurin e tyre, me në atëelektroencefalografisë (EEG). Meqë jetojmë në mes të gjerësisë gjeografike të HemisferësVeriore, fusha magnetike mjedisore në laboratorin tonë, zbret poshtë në veri rreth 60 gradë ngahorizontali. Në jetën normale, kur dikush rrotullon kokën, të themi nga lart–poshtë, ose nga e majta në të djathtë – drejtimi i fushës gjeomagnetike (që mbetet i qëndrueshëm në hapësirë), do të zhvendoset përkundrejt kafkës së tyre.

Kjo nuk është befasi për trurin e subjektit, pasi i drejtoi muskujt të lëviznin kokën në mënyrën e duhur. Në dhomën tonë eksperimentale, ne mund ta lëvizim fushën magnetike në heshtje nëlidhje me trurin, por truri nuk dha asnjë sinjal për të lëvizur kokën. Kjo është e krahasueshme me situatat kur koka apo trungu lëvizin pasivisht nga dikush tjetër, ose kur jeni një pasagjer në njëpajisje që rrotullohet.

Nga ana tjetër, të dhënat e EEG, zbuluan se disa ndryshime të fushës magnetike mund tëshkaktojnë reagime të forta dhe të riprodhueshme të trurit. Një model EEG i njohur ngahulumtimi ekzistues, i quajtur alfa-ERD (de–sinkronizimi i ngjarjes), shfaqet zakonisht kur njëperson zbulon papritmas valët, dhe përpunon një stimul ndijor.

Truri ishte “i shqetësuar”, me ndryshimin e papritur në drejtimin e fushës magnetike, dhe kjoshkaktoi zvogëlimin e valës alfa. Fakti që ne pamë modele të tilla alfa-ERD në përgjigje tërrotullimeve të thjeshta magnetike, është një dëshmi e fuqishme për gjurmimin e valëvemagnetike nga truri i njeriut. /“The Converstion” – Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb