Kryeministri Edi Rama është takuar në Gjenevë më Presidentin e Kosovës Hashim Thaci. Rama e Thaci ndodhen në Gjenevë në kuadër të tryezën e Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë dy zyrtarët përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë ndarë me ndjekësit foto të takimit.
“Gjenevë, selia e Forumit Ekonomik Botëror – Me Presidentin Thaçi në tryezën e Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotos me Presidentin e Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

Gjenevë, selia e Forumit Ekonomik Botëror – Me Presidentin Thaçi në tryezën e Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on


Ndërkohë edhe Presidenti Thaçi ka postuar një foto me kryeministrin Rama në Twitter, ku shkruan.
“Diskutim se si të arrihet paqja e qëndrueshme në rajonin tonë.”

Në takimin dyditor të liderëve nga vende të ndryshme që po mbahet në Gjenevë do të diskutohet rreth mundësive për nxitjen e bashkëpunimit në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb