TIRANË

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur në tryezën e organizuar nga OSBE-ja për Reformën zgjedhore, tha se maxhoranca ka qenë e gatshme për të diskutuar për sistemin, me qëllim përmirësimin e tij. Ai përgëzoi edhe PD dhe opozitën, e cila vendosi dje të marrë pjesë në këtë  komision me nivel teknicienësh, ndërsa Gjinkuri më tej shtoi se ky veprim është një ogur i mirë për demokracinë dhe politikën shqiptare.

“Sistemet nuk janë perfektë dhe njerëzit nga natyra janë të prirur të mallkojnë sistemet. Sistemet janë diçka që evoluojnë. Ne si maxhornacë kemi thënë se kemi qenë të hapur për të parë sistemin zgjedhor. Ajo çka duam është që gjithëpërfshirja të jetë shpirti dhe mototja e këtij komisioni të reformës zgjedhore.  Gjërat duhet të behën siç duhet do të kërkoja që ne të fokusohemi te kjo çështja dhe mos të shtrihemi në tema të tjera. Ka rëndësi reforma zgjedhore dhe më vjen mirë që është kthyer në axhendën e politikës.  Gjithmonë gjërat e mëdha në jetën njerëzore janë arritur me pjesëmarrjen e të gjithëve. Unë e shoh si një ogur të mirë edhe pjesëmarrjen e PD dhe opozitës në këtë tryezë. Do doja që fjala të merret sipas rendit dhe mos të prishte radha”;-tha Gjinkuri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: