Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita i ka dorëzuar sot mazhorancës propozimet e saj.
Ai theksoi se do i lënë pak kohë PS-së që të shoh këto propozime, ndërsa shtoi se ato kërkesa janë tashmë të njohura prej kohësh. Ai theksoi se shpreson që ky mos të jetë një justifikim.
“Është një propozim i qartë, i thjeshtë për t’u realizuar, do të jetë për ata horra që vjedhin votat e shqiptarëve. Urojmë që të mos ketë justifikime. Propozimi ynë i sotëm është një rekomandim i OSBE-së dhe një shqetësim i shqiptarëve. Shpresoj që do të kemi një darkordësi dhe që askush të mos futë duart në kutitë e votimit, që të mos futë duar në votat emigrantëve. Rama kërkon të manipulojë zgjedhjet. Ky do të ishte një hap i madh që do të çonte drejt depolitizimit të komisioneve zgjedhore. T’i lëme kohën e mjaftueshme që është minimale për të parë kërkesat tona që janë të qarta. Propozimi është i thjeshtë, uroj te mos kete justifikime.”, tha Bylykbashi.
(BalkanWeb)