Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është larguar nga tryeza e Komisionit të Reformës  Zgjedhore. Para se të largohet ai bisedoi edhe me ambasadorin e OSBE-së.

Gazetari i “BalkanWeb” Ergys Gjençaj raporton se përfaqësuesi i selisë blu ishte në tryezë vetëm për të mbajtur fjalimin, të cilin e referoi  para të pranishmëve pak minuta më parë .

Gjatë fjalës së tij në konferencë,  përfaqësuesi Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb