Deputetja Rudina Hajdari, tashmë dhe anëtare e tryezës së përbashkët mes palëve për Reformën Zgjedhore ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për të pasi është ndër të paktat gra që është prezentë e një marrëveshje politike madhore.

Hajdari thotë se gratë nuk kanë limite dhe se interesat e tyre shkojnë përtej interesave të ngushta politike.

Rudina Hajdari është e vetmja grua në tryzën për Reformën Zgjedhore e cila përbahet nga Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi (PD- LSI), Damian Gjiknuri i mazhorancës, njëherësh bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kurse Rudina Hajdari është bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhoresi dhe përfaqëson opozitën parlamentare.

STATUSI I RUDINA HAJDARIT

Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri .

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb