Deputeti Gazment Bardhi gjatë prononcimit për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD, deklaroi se PD do të jetë pjesë e tryezës me PS për diskutimin për emrin e ri të Presidentit vetëm nëse ky proces do të jetë transparent.

Ai tha se nëse PS do ta ftojë PD vetëm si fasadë, në gjykimin e tij nuk duhet të marrë pjesë.

“Nuk ka asnjë proces parlamentar që lidhet me zgjedhjen e Presidentit, sa i përket momentit kur të fillojë procedura, nëse do jetë transparente dhe opozita të ketë rol, patjetër që PD do duhet të bëhet pjesë, nëse ftohet për të qenë fasadë, PD nuk duhet të behët pjesë. Presidenti duhet të jetë forcë përbashkuese”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: