NGA ANILA JOLE*

GREQI- Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka dhënë alarmin se mbi 1.8 milionë emigrantë po dynden drejt Greqisë nga vende të ndryshme përmes Turqisë, me destinacion vende të ndryshme europiane.

Kryeministri grek iu ka bërë thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE-së për hartimin e menjëhershëm të një plani, për të përballuar krizën humanitare me të cilën po përballet Europa nga flukset e emigrantëve dhe refugjatëve.

“Askush prej nesh nuk mund të qëndrojë indiferent kur qindra shpirtra humbasin në detin Mesdhe, në përpjekjen e tyre për t’u larguar nga lufta dhe varfëria”, është shprehur Tsipras gjatë një deklarate.

“Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë, Renzi, ku shpreha ngushëllimet e mia për viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe mbështetjen ndaj propozimit të tij për një thirrje të menjëhershme të një samiti europian për emigracionin. Nuk ka kohë tjetër për të humbur. Zvarritjet na kushtojnë jetë njerëzish”, ka shtuar më tej Tsipras.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: