GREQI

Pas krizës së emgirantëve nga Turqia dhe koronavirsi në Greqi qarkulloi teza e zgjedhjeve të parakohshme.

Por këtë e hedh poshtë ish- kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras i cili prej më pak se një viti është lider opozitar dhe tha se nëse zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në mes të pandemisë atëhere do ishte oportunizëm nga ana e tij.

Gjithsesi, ai pranoi se nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme por nuk dihet nëse do të ketë valë të dytë nga COVID-19 pasi data e mundshme e zgjedhjeve do të ishte vjeshta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb