Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu ka parë sot nga afër depon farmaceutike me standardet e BE të ngritur në QSUT, aty ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat e Pfizer po ruhet në ISHP ku ëhstë edhe zinxhiri ftohës -80 gradë, por ndërkoheë kapacitete ka edhe në QSUT.

“Jemi në Depon Farmaceutike të QSUT, ku tashmë janë instaluar edhe frigoriferët -70°C që i kemi patur, i kemi kualiduar dhe janë gati për të pritur serinë e vaksinave. Aktualisht vaksinat e Pfizer që kemi janë në Institutin e Shëndetit Publik. Edhe aty ruhen në kushte të standardeve ultra të ftohta -70 °C – -80 °C. Ndërkohë që këtu janë kapacitetet e tjera që ne kemi. Në tërësinë e këtyre kapaciteteve, kapacitetet aktuale për temperaturën -70 °C janë për 250 mijë doza vaksine, në mënyrë të menjëhershme, për vaksinën e Pfizer. Dhe sigurisht dhe për llojet e ndryshme të vaksinave. Për ato të Modernës nëse do të na vijë -20 °C, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëhkohësisht. Ndërsa përsa i përket kapaciteteve që kemi frigoriferike për vaksiant e llojeve të tjera, pra ato që kërkojnë 2-8 °C kemi kapacitet për të pritur 7 milion doza”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kapacitete e zinxhirit ftohës sipas standardeve janë në disa institucione.

“Nuk është e vetmja depo që kemi, sepse kemi në Institutin e Shëndetit Publik ku aktualisht pritet rrjeti i vaksinave, gjithashtu dhe atë -80 °C që aktualisht sot janë të ruajtura vaksiant aktuale të Pfizer. Dhe gjithashtu dhe tek Agjensia e Barnave, investimi i qeverisë që ka përfunduar pak muaj më parë kemi kapacitete”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit, Kryeministri Rama tha:

“Praktikisht me atë depo që ishte këtu vaksinat ishin në dorë të Zotit. Kishit një magazinë kooperative që fusnit mollët, dardhat”, ishte komenti i kryeministrit Rama.

Ndërkohë që gjatë inspektimit të kapaciteteve të zinxhirit ftohës në Institutin e Shëndetit Publik, shefja e epidemiologjisë, Silva Bino, sqaroi se vaksinat përdoren brenda kohës së përcaktuar.

“Ne jemi përpjekur që çdo dozë ta përdorim brenda orarit që ajo ka sepse kur hollohet mund ta përdorësh brenda 5 orësh në temperaturë frigoriferike dhe 2 orë temperaturë ambienti”, tha Bino.

Më tej u treguan edhe vaksinat e Pfizer, ku brenda një flakoni u sqarua se kishte 6 doza.

“QSUT dhe ISHP – Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer, me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave ”,- u shpreh kryeministri përmes një statusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb