Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për tubimet elektorale të sotme duke i analizuar dy rastet.

Sipas Lubonjës për të dyja ka logjikë se si u kryen, pasi për të opozita tregon forcën duke mbledhur sa më shumë njerëz, dhe presionin nuk e bën virtual.

Nga ana tjetër për PS Lubonja thotë se demonstroi sundim e kontroll pasi sheshi ‘’Skënderbej’’ ishte ir rrethuar që në mëngjes, teksa në darkë ky rrethim kishte shkuar deri tek Ministritë.

 

”Duan të shfrytëzojnë zgjedhjen e tyre. Ne që bëjmë si analizë mund të bëjmë tjetër nga zgjedhjet. Shumë virtuale. Edhe pse duke qenë në pushtet, është problem të dalë pushteti e të vendosë masa. Si Enveri që nxirrte të bërtiste për Enverin. Në pushtet mund të përdoret më pak, skenografi, propagandë e stilizuar. Jemi mësuar që opozitës, që duhet t’i tregojë forcën krahut tjetër. Meta kur doli në 2 mars se duhen njerëz, se presioni nuk bëhet virtual. Ka logjikë në dy rastet.

A tregon rregull apo jo? Unë banoj aty afër tek sheshi ‘’Skënderbej’’. Unë pak si opozitar, qytetar, u mërzita shumë se pse duhet ta rrethojë sheshin, policë nga të katër anët, në mëngjes. Kur u ktheva në darkë, e kishin çuar rrethimin deri tek Ministritë. Policë e njerëz civilë. Sikur do mblidhej aty. Demonstrim sundimi, kontroll. Ky është shesh i qytetarëve. Do bësh aty, po mos rretho deri tek Ministritë. E kishte Saliu sheshin, tani e kanë marrë këta sheshin.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb