Policia gjermane tha se 18 persona u plagosën gjatë protestave në Chemnitz në tubimet e mbajtura nga mijëra ksenofobë dhe kundërshtarë të tyre.

Tre prej të plagosurve i përkasin forcave të sigurisë, ndërsa të tjerët janë nga radhët  e protestuesve. Qyteti është kthyer në një arenë të protestave të dhunshme kohët e fundit.

Paralelisht dhe në mënyrë paqësore 3500 të tjerë u mblodhën në sheshin e Kishës së Shën Johanit për të protestuar në paqe kundër ksenofobisë.

Rreth 70 shoqata, organzata dhe parti kishin bёrё thirrje pёr kёtё manifestim nёn moton “Zemёr nё vend tё nxitjes sё urrejtjes”.

Demonstratat kaluan paqёsisht, pёrpos disa konfrontimeve sporadike mes dy grupimeve, njoftoi policia e Saksonisё. “Ne e kemi pasur situatёn tёrёsisht nёn kontroll”, tha njё zёdhёnës i policisё.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: