SHBA

Në fillim të muajit korrik reperi i njohur Kanye West habiti të gjithë me deklratën e tij se do të hidhte kandidaturën për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u kthyer në rival të personit që admiron më shumë, Donald Trump.

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruante ai në Tëitter.

Por vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Kanye Ëest është tërhequr nga gara për president të SHBA-së.Një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për revistën “Intelligencer” se reperi më nuk do të garojë në zgjedhje. Kramer nuk ka specifikuar arsyet e tërheqjes së Ëest, por u shpreh se do t’i bëjë të ditura më vonë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme nga një skenë Kolumbia, në Karolinën e Jugut reperi amerikan ka prezantuar disa nga idetë e tij për presidencën.

I veshur me një jelek antiplumb dhe pa mikrofon, Kanye foli për gjithçka, nga droga deri tek aborti, duke paraqitur propozimin e tij për të shmangur abortet.
“Një milion dollarë për çdo grua që mbetet shtatzënë”- ka thënë reperi i njohur.

Ai tregoi edhe një sekret të jetës së tij. Kur Kim Kardashian mbeti shtatzënë herën e parë me vajzën e tyre të madhe ai tha se donte që ajo të abortonte dhe në atë moment shpërtheu në lot.

“Unë gati vrava vajzën time”. Por megjithtë Kanye nuk e kundërshtoi plotësisht abortin, i cili sipas mendimit të tij duhet të mbetet legal. Dhe, duke iu përgjigjur pyetjes së një vajze në lidhje me pilulën 72 orëshe tha.”Një milion dollarë për çdo grua që pret një fëmijë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: