Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News 24 e ka cilësuar të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët.

Marku akuzon mazhorancën dhe veçanërisht Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe paralelisht edhe atë të kufizimit të kompetencave të Presidentit me ndryshimet e fundit ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

”Pavarësisht termit, grusht shteti apo diçka tjetër shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit.

Zakonisht nuk ndodh edhe nëse ndodh në raste shumë të rralla por nuk është e paligjshme. Ky është problemi se mbingatërrojnë gjërat, por në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët.

Mendoj që gjendja është emergjente. Po i jepet goditje demokracisë dhe Presidenti është betuar për të mbrojtur Kushtetutën. Edhe për ne qeë s’jemi juristë cënohet Kushtetuta. Kalohet një ligj në parlament që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Nuk ka instrumente të tjera, parlamenti nuk ekziston, është i paplotë e para e punës. Edhe parlamentet në kohë lufte kanë masën e plotë.”- tha Mark Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb