Këtë të premte në orën 12:00 do të mbahet protesta e njoftuar nga opozita. Qytetarë nga Saranda e Dibra janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës.

Nga selia e PD në Sarandë bëhet me dije se rreth 100 demokratë pritet t’i bashkohen protestës. Ndërkohë që nga Delvina numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e sotëm është 30.

Ndërkohë në katër bashkitë e qarkut Dibër qytetarët janë bërë bashkë për t’ju bashkuar tubimit. Protestuesit bëjnë me dije se janë nisur me makinat e tyre private.

Ata janë shprehur kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar kryeministrin të korruptuar. Më tej kanë theksuar se ndjehen të lënë pas dore nga qeveria.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë në Fier, Arben Çuko ka deklaruar se Partia e Lirisë i është bashkuar aksionit opozitar kundër qeverisë Rama.

Ndërsa është shprehur se do të jenë në krah të PD-së dhe se çdo nisme të opozitës së bashkuar do t’i shkojnë deri në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb