Më 14 maj në Wembley, Chelsea-Liverpool do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun e FA Cup. Blutë e Thomas Tuchel sigurojnë për herë të tretë radhazi një biletë për në finale ku gjejnë të kuqtë e Klopp të cilët likuiduan me spektakël Man.City. Londinezët thyen pastër 2-0 Cyrstal Palace, duke treguar forcë karakteri pas eliminimit të hidhur të pësuar në Champions.

Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, Loftus-Cheek në minutën e 65-të kaloi Chelsea në avantazh ndërsa pak minuta më pas ishte Mout që sigloi shifrat 2-0 pas një asisit nga Timo Werner.

Tuchel
Tuchel

Më shumë se sa ky sukses, Thomas Tuchel u përball edhe një herë pas ndeshje me pyetje të shumta në lidhje me Romelu Lukakun: “Është e vështirë të flasësh për Lukakun. Ai duhet të sillet si Timo Werner, pra të punojë shumë dhe të pres momentin e tij. Duhet të vendos skuadrën në plan të parë, për një sulmues gjërat mund të ndryshojnë me sekonda”, u shpreh Tuchel në përfundim të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: