Bayern Munich kërkon një zëvendësues për Thomas Muller, ndërsa trajneri Thomas Tuchel i ka paraqitur klubit bavarez dy emra. I pari, dëshira e tij fikse, është Mason Mount. Së fundmi edhe sulmuesi anglez ka shprehur dëshirën e tij për tu transferuar te Bayern. Nëse vijon të refuzojë ofertën për të rinovuar kontratën, në fund të këtij sezoni, Mount do të nxirret në shitje.

Premier League Norwich City V Chelsea
Premier League Norwich City V Chelsea

Në Angli kanë një tjetër version, jo vetëm Mount, në listën e dëshirave është edhe Kai Havertz. Chelsea shpenzoi afro 80 milionë euro për ta marrë nga Leverkusen, por nuk përjashtohet opsioni që ta nxjerrin në shitje duke parë që konkurrenca pritet të jetë e madhe sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb