Tomas Tuchel u ul në pankinën e Bayern Munchen pak ditë më parë. Trajneri i njohur tashmë ka filluar të mendojë për të ndërtuar skuadrën që dëshiron, teksa për merkaton e verës duket se ka një futbollist të cilin e do me patjetër në Mynih.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Chelsea, Mason Mount. Blutë e Londrës e vlerësojnë anglezin me 50 milionë paund, shifër kjo e konsiderueshme. Sa i takon kontratës, Mount është i lidhur me Chelsean, të paktën deri në vitin 2024.

24-vjeçari ka luajtur deri më tani 23 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar dy herë. Më parë, ai ka qenë pjesë e Vitesse dhe Derby.

Mason Mount Of Chelsea

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: