Thomas Tuchel zhvilloi seancën e parë në krye të Bayern, por në Gjermani vijon të bëj lajm shkarkimi befasues i Nagelsmann. Bild ka zbuluar se ky nuk ishte aspak një vendim i lehtë pasi jo të gjithë senatorët ishin pro shkarkimit të tij.

Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, kundër shkarkimit të Nagelsmann ishin lojtarë si Kimmich, Pavard, Goretzka dhe De Ligt.

Nagelsmann është tashmë një kapitull i mbyllur, ndërsa emri i tij vijon të lakohet fuqishëm si pasuesi i Antonio Contes në krye të Tottenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb