Ndeshja PSG-Napoli në Champions League që do të luhet nesër në mbrëmje në “Parc de Princes” është edhe takimi i nxënësit ndaj mësuesit. Tuchel kundër Anchelotti, me trajnerin e ri gjerman që e admironte kolegun italian kur e shihte përmes TV, fillimisht si lojtar në mesfushën e Milanit dhe më pas si trajner. Përpos simpatisë dhe respektit për kolegun italian, trajneri i PSG-së, Tuchel shprehet: “Nuk jemi favoritë dhe mendoj se Napoli është një ekip me shumë emër në Europë”.

“Ndaj Napolit nuk ka për të qenë një ndeshje, pasi nuk do të mjaftojë kualiteti që kanë lojtarët e veçantë, por kemi nevojë për një ndeshje ku të luajmë si ekip. Kemi përballë një ekip me mjaft lojtarë të rrezikshëm, që mund të shënojnë në çdo moment”, tha Tuchel, që mbron sulmuesin e tij Edinson Cavani, që kohët e fundit ka realizuar pak gola: “Është pak i trishtuar pas ndeshjes me Lion, ku e zëvendësova pasi mbetëm me 10 lojtarë. Ndërkohë që, nuk realizoi edhe ndaj Amiens”.

“Sulmuesit janë të tillë, që kur nuk shënojnë mërziten, por kam folur me Cavani, që duhet të punojë fort dhe se goli do të mbërrijë herët a vonë. Ndoshta do të shënojë ndaj Napolit, që për të është një ndeshje e veçantë, ish-skuadra e tij. Gjithsesi, duhet të zhvillojmë një ndeshje me intensitet të madh, të mos vetëkënaqemi, pasi mund ta pësojmë”, tha Tuchel

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: