Një nga ngjarjet më të bujshme sportive sot ka qenë sherri mes trajnerit të Chelseat, Tuchel dhe atij të Tottenhamit, Conte. Gjithçka ndodhi në minutën e 77-të, pas golit të barazimit të Hojbjerg. Thuhet se debati lindi për shkak të festës së trajnerit italian.

Menjëherë pas 90 minutëshit për mediat ka folur Tuchel, trajner i Chelseat. Ai akuzon homologun e tij, Conten për sjelljen.

“Mendova se kur shtrëngon duart, duhet të shikosh në sy, por Antonio kishte një mendim tjetër” – Tha ai.

Ggtg

 

Më pas, “timonieri’ gjerman u shpreh:  “Unë thjesht e krahasoj me dy lojtarë që kanë pak grindje në fushë dhe asgjë nuk ndodh dhe askush nuk u lëndua. Është futbolli i Premier League-s dhe të dy ne trajnerët po lu.ftonim për ekipet tona. Kjo është, asgjë e keqe. Sot ishte pjesë e lojës”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: