Shumë provinca në Kenia u pushtuan nga tufa e karkalecave të ardhura nga Etiopia dhe Sudani.

Minisitri i Bujqësisë i këtij vendi afrikan, Peter Munya, në një konferencë për media tha se po luftojnë “kundër tufës së karkalecave në 15 nga 47 provincat e vendit”.

“Kenia është e rrezikuar nga një tufë e karkalecave. Nga 47 provinca të vendit, në 15 është zbuluar tufë e karkalecave”, tha Munya.

Ai theksoi se gjithë vendi është prekur nga karkalecat dhe se janë marrë masat paraprake, por ende nuk ka kaluar rreziku.

Paralajmërim nga OKB-ja

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FOA) pranë OKB-së njoftoi se nevojiten 38 milionë dollarë për të luftuar tufën e karkalecave në Afrikën Lindore.

FOA gjithashtu paralajmëroi se karkaleca ende të parritur kanë filluar të përhapen në Etiopi, Somali dhe në Kenia, kurse këtë muaj mund të përhapen edhe në Sudanin Jugor, Tanzani dhe në Ugandë.

Karkalecat vitin e kaluar dëmtuan qindra mijëra hektarë tokë bujqësore në rajon.

Në një kilometër katror gjenden 40-80 milionë karkaleca të cilët për një ditë mund të dëmtojnë ushqim të mjaftueshëm për 35 mijë persona.

Gjithashtu, karkalecat çdo ditë udhëtojnë nga 150 kilometra.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb