Portugalia e Cristiano Ronaldo-s është mundur thellë me shifrat 0-3 nga Holanda në sfidën miqësore të zhvilluar në fushën asnjanëse në Zvicër.

Kampionët e Europës golin e parë e pësuan në minutën e 11-t, atëherë kur Depay nuk fali brenda zonës. Pak çaste më vonë Babel do të dyfishonte rezultatin, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Van Dijk, i dërgoi në 0-3 shifrat.

Në fillimin e pjesës së dytë Portugalia kreu shumë zëvendësime, por gjërat do të vështirësoheshin akoma edhe më shumë kur Joa Cancelo në minutën e 61-t të linte ekipin me 10 lojtarë.

Një ndeshje për t’u harruar edhe nga Ronaldo që në minutën e 68-t u largua për t’i lënë vendin Joao Moutinho-s.

Një humbje kjo që tregon se Portugalia nuk është gati për Botërorin. Nga ana tjetër tulipanët të cilët do të mungojnë në Rusi tregojnë shenja pozitive për të ardhmen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb