TIRANE

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Altuna Sejdiu, e njohur me emrin e artit Tuna, i ka dhënë fund pritjes së ëmbël, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Nëpërmjet një kolazhi fotosh emocionuese nga momenti lindjes, Tuna zbulon dhe emrin e djalit të saj të dytë, i cili është Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”,-ka shkruar ajo në përshkrim. Ky lajm ishte surprizues për të gjithë, pasi Tuna vendosi ta mbante shtatzëninë e saj larg syrit të publikut.

  • foto galeri

Këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë e për më tepër muajt e fundit u përfol për një ndarje nga Patrisi. Ky i fundit reagoi ditën e djeshme me një postim në Instagram se bshtë bërë baba për herë të dytë.

“Mirësevjen në jetë Zen”-shkruan Patrisi krah fotos ku shfaqet vogëlushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb