Këngëtarja Tuna Sejdiu nuk u ndahet djemve që janë të lidhur me muzikën. Vetëm pak ditë pas ndarjes nga këngëtari dhjetë vite më i ri, Ylli Limani, artistja nga Shkupi ka nisur aventurë të re dashurie me vëllain muzikant të Robert Berishës, Patrisin. Ata janë parë në vende të ndryshme duke pushuar në shoqërinë e njëri tjetrit, momente që vetë këngëtarja i ka ndarë me miqtë me anë të fotove në “Snapchat”.

Deri tani, pyetjeve të gazetarëve se çfarë është kjo miqësi mes tyre, Patrisi u është përgjigjur me nervozizëm, duke kërkuar që të mos telefonohet më për këtë çështje shumë personale. Ndërsa Tuna nuk ka mohuar asgjë, thjesht ka heshtur, duke lënë të nënkuptohet se e vërteta nuk mund të fshihet.

Po kush është Patrisi, një nga djemtë më figurantë të qytetit të Prishtinës, i cili më shumë njihet për fizikun me muskuj sesa për angazhimin e tij në muzikë klasike? Patrisi është vëllai i burrit të Nora Istrefit, Robert Berishës, dhe është diplomuar për muzikë klasike, profesion që e ushtron aktualisht, pasi merr pjesë në koncerte në gjithë botën.

Nuk dihet ku është njohur Patrisi me këngëtaren, por flitet se frekuentimi i të njëjtave ambiente i ka afruar me njëri¬tjetrin. Historia e tyre ka nisur pas ndarjes së Tunës nga Ylli Limani, me të cilin bëri sjellje erotike në club¬et e natës. Për disa javë ata jetuan lidhje intensive, pasi shiheshin kudo bashkë, që nga puna në studiot muzikore, koncerte ku performonin çift, e deri tek argëtimet në clubet e natës.

Kjo marrëdhënie e re e Tunës nis vetëm pak muaj pas ndarjes së saj nga reperi Cozman, me të cilin pati një lidhje të fuqishme, që u shoqërua edhe me bashkëpunime të suksesshme. Por eklipsimi i Cozman nga këngëtarja në koncertet e tyre, bëri që ai ta ndiente këtë anashkalim dhe t’i jepnim kështu fund historisë së tyre.

Gjithsesi, mediat kanë shkruar se për Tunën ka gjithmonë një mashkull tjetër që ia zë vendin atij që iku, pasi ajo gjithmonë suksesin dhe famën e kërkon çift. Dhe pas Ylli Limanit, 21-vjeçarit nga Prishtina, 31-vjeçarja nga Shkupi tani po shijon lidhjen me vëllain më të vogël të Robert Berishës. (Panoramaplus)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: