Prej shumë vitesh në treg, Tuna ia ka dalë të shndërrohet në një fenomen tanimë në muzikën shqiptare. Ndër vite ajo e ka mbajtur publikun mbërthyer me këngët e saj, por edhe me jetën private. Lajmin për ndarjen e nga Patris, çifti e përgënjeshtroi shpejt, duke postuar foto së bashku. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe flitet për një krisje në marrëdhënien e tyre. Prindërit e Tian duket se pas çdo problemi bashkohen sërish, duke shijuar dashurinë e tyre. Prej kohësh këngëtarja ndodhet në SHBA, ndonëse nuk na ka zbuluar arsyen, ne diçka kemi nuhatur. Në daljet që ka pasur në rrjetet sociale, ajo që na ka bërë përshtypje është barku i rrumbullakosur poshtë fustanit. Kanë qenë mikeshat, ato që kanë publikuar një video të saj, teksa ecin në mbrëmje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E ndonëse Tuna është kapur pak sekonda dhe në profil duket qartazi barku i fryrë poshtë fustanit të kuq. Në rrjetet sociale ajo poston shpesh “Story”, por gjithnjë kujdeset që ta kapë veten bust, pa nxjerrë në pah barkun. Në setin e fundit, ndonëse me një fustan të gjerë, dallohen qartë kilet e shtuara në zonën e barkut. Por duket se nuk jemi të vetmit që e kemi vënë re. Nëse u hedhim një sy komenteve në profilin e saj, komentuesit duket se jo vetëm e dinë për një shtatzëni të dytë të sajën, por kanë nisur edhe me urimet. “Ishalla me një vajzë”. “Ata nuk e dinë se çfarë është duke ardhur në jetë”, janë vetëm disa nga komentet që shihen në profilin e saj dhe që Tuna ka zgjedhur të mos i largojë. Ndërkohë që ajo prej muajsh ndodhet në SHBA, partneri dhe djali saj vijojnë të jenë në Kosovë. E nëse nuk ka qenë një produksion muzikor, ai që e ka larguar nga familja duhet të jetë një motiv edhe më i fortë, si është sjellja në jetë e një tjetër fëmije, këtë herë në SHBA. Duke njohur natyrën e saj diskrete, vështirë se këngëtarja do të flasë rreth këtij lajmi në jetën e saj, ndaj do të na duhet të presim edhe pak për të mësuar nëse Tuna është në pritje të ëmbël, apo ato që ne dhe komentuesit shohim te barku janë pasojat e karantinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: