Në një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se me infrastrukturën e re, zona e Kumes, do të jetë e ngjashme me Korfuzin.

Ai nënvizoi nevojën për të pasur një aeroport të ri në qytet, pasi sipas kryeministrit është kërkesë e investitorëve të huaj. Ndër të tjera, Rama theksoi se kthehet në një “demokrat”, ku ka të bëjë me pakënaqësitë që ka me Partinë Socialiste.

“Zona e Kumes me infrastrukturën që po bëhet sot dhe përmirësimin e thjeshtë të kushteve të shtëpive aty, do të jetë një nga vendet që në sezonin e verës shtëpitë do të jenë plot me turistë. Vlora do të ketë po atë rrugë si Korfuzi. Pjesa poshtë e qytetit, sidomos lagjet që janë si Kumja, që janë shtëpia me oborre, me intimitet dhe me infrastrukturën që po bëjmë do të jenë të ardhura, pa renditur hotelet. Ne shohim projekte hotelesh që po vijnë të ndërtojnë këtu, po flas për zonën deri në Llogora. Fillimi i aeroportit do të jetë garancia më e madhe për rritjen e investimeve, sepse investitorët e huaj thonë ka aeroport. Është një gjë që do e bëj dhe këto që po them janë fakte që do të bëhen shumë shpejt. Unë do iu dukem demokrat për të thënë se çfarë pakënaqësish kam unë për PS, por këto pakënaqësi legjitime në një pjesë”, tha Rama.

Rama nënvizoi më tej se, shpreson të mos tundohet dhe të thyej masat anti-COVID, kur të inaugurohet aeroporti i Vlorës.

“Mos marr gjobë për Kur të jemi në kantier për aeroportin e Vlorës, shpresoj të mos marr gjobë për shkelje të rregullave, uroj të ikin rregullat. Por tundohem shumë t’i shkel rregullin. Ti thoja tani ja ku e keni sepse s’keni lënë gjë pa më thënë për atë aeroport”, tha kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: