Teknologjia na suprizon çdo ditë. Risia flet për shpikjen e radhës; të kalosh vetëm për 20 minuta tunelin më të gjatë në botë prej 57 km. Dje janë bërë testimet e shpejtësisë së trenave në tunelin e ri bazik të Gothardit, që konsiderohet më i gjati në botë. Siç bën të ditur Ndërmarrja Federale e Komunikacionit Hekurudhor (SBB), provat kanë shkuar plotësisht sipas planifikimit të bërë.

Gjithsej planifikohet që brenda një dite në këtë tunel të qarkullojnë 48 trena të udhëtarëve dhe 40 të mallrave. Testimi i shpejtësisë së trenave në tunelin e ri është bërë sot, rreth një muaj para lëshimit zyrtar në qarkullim të këtij tuneli, transmeton albinfo.ch. Mësohet se është arritur shpejtësia maksimale prej 200 kilometrash në orë për trenat e udhëtarëve, gjegjësisht gjatësia e tunelit është kaluar për 20 minuta. Ndërsa shpejtësia për trenat e mallrave do të jetë maksimalisht 100 kilometra në orë, gjë që është provuar edhe në testimet e bëra.

Ngarkesa maksimale që lejohet për trenat e mallrave në drejtim të jugut është 1600 tonelata ndërsa në drejtim të veriut, 1400 tonelata.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: