Selma mund të qëndrojë për disa minuta ulur; Arta ka filluar të hedhë hapat e saj të parë, e pavarur nga të tjerët; Flamuri të artikulojë disa fjali të shkurtra…

Ka kaluar rreth 1 vit që prej kohës kur ekipi i specializuar i programit social “Tungjatjeta…jetë” ka filluar të ofrojë shërbimet për 36 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonat e thella të Librazhdit.

Në bazë të nevojës, ekipi filloi të ofronte terapi 1-2 herë në javë në shtëpinë e çdo fëmije.

Programit social Tungjatjeta…jetë të World Vision i janë bashkuar edhe emra të njohur. Alban Skënderaj, Nik Xhelilaj, Eugent Bushpepaj, Luiza Gega dhe Arlinda Çausholli i janë bashkuar kësaj nisme.

“…si baba, por edhe si ambasador i World Vision nuk mund të hesht përpara faktit se qindra fëmijë me aftësi të kufizuara nuk mund të marrin shërbime. Shumë prej tyre qendrojne të mbyllur në shtëpi, nuk arrijnë të shkojnë në kopësht apo në shkollë, nuk marrin mjekimet dhe shërbimet e duhura, ata jetojnë totalisht të izoluar. Atyre iu është mohuar fëmijëria, dinjiteti…

Fëmijët e Tungjatjetës kanë nevojë për shërbime, kanë nevojë për ne! Vetëm bashkë mund t’iu ndryshojmë jetën!” – shprehet këngëtari, Alban Skënderaj.

Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Vetëm 8% e tyre marrin shërbime.

Pamundësia ekonomike, largësia nga qendrat, mungesa e transportit, mungesa e informacionit apo mentaliteti janë vetëm një pjesë e vogël mes një liste të gjatë faktorësh se përse fëmijët nuk merrnin shërbimet e specializuara.

Ndërkohë aktori Xhelilaj, një ndër ambasadorët e programit social të World Vision thotë: “Këta fëmijë kanë sot nevojë për ndihmën tënde, për ndihmën time, për ndihmën e të gjithëve ne së bashku. Pse? Sepse 92% e këtyre fëmijëve, nuk përfitojnë sot asnjëlloj shërbimi.

Beso në iniciativën e programit social të World Vision, ashtu siç besova dhe unë.”

Si të bashkoheni edhe ju? #Dhuro

www.tungjatjeta.al

www.worldvision.al

Si mund të Dhuroni:

Raiffeisen Bank

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro

*Ky material u publikua me mbështetjen e Balfin Group

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb